Presidentja Osmani mbështet ShBA-në, Kosova bojkot Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin
08 dhjetor 2021
| 21:07
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.
Sikurse edhe homologët e saj nga SBBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Osmani thotë se shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze ka bërë që edhe Kosova ti bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Sipas presidencës ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojkotoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.