Presidentja Osmani më 15 dhjetor i drejtohet Kuvendit me fjalimin vjetor
01 dhjetor 2023
| 13:58
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, më 15 vjetor do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, në fjalimin e saj vjetor.
Lajmin e ka bërë me dije pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, duke shtuar se seanca për miratimin e buxhetit do të mbahet më 14 dhjetor.
“Sot është thirrur një mbledhje e Kryesisë, e cila nuk ka kuorum për t’u mbajtur. Megjithatë është diskutuar për mbajtjen e dy seancave, atë të buxhetit me 14 dhjetor dhe me 15 për raportim e presidentes Osmani”, ka thënë Tahiri.