![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0945.jpeg)
Presidentja Osmani në Munih takohet me delegacionin e kongresistëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar delegacionin e kongresistëve amerikanë në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë.
“Një takim jashtëzakonisht i përzemërt dhe i rëndësishëm me delegacionin e kongresistëve amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike” – ka shkruar ajo.