Presidentja Osmani në përvjetorin e Bondsteelit: Miqësia e Kosovës me ShBA është e përjetshme

09 qershor 2024 | 19:55

Është shënuar 25-vjetori i Kampit ushtarak amerikan Bondsteel, i cili gjendet në Ferizaj.

Në ceremoninë e festimit të 25 vjetorit të Kampit Bondsteel, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët që kanë kontribuar dhe shërbyer në Kosovë në këtë kamp amerikan dhe të pjesë tjera të Kosovës, për këto 25 vite.

“Faleminderit për shërbimin tuaj, faleminderit për trimërinë tuaj. Ne nuk jemi vetëm të lirë, por ne po ndërtojmë paqe, ndërtojmë demokraci”, tha ajo .

Presidentja tha se miqësia e Kosovës me ShBA është e përjetshme, raporton RTK.

Në ceremoninë, ku po merrnin pjesë mysafirë të shumtë, përfshirë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjensia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e…