Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Austri
22 qershor 2021
| 07:45
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit austriak, Alexander Van der Bellen, sot do ta nisë vizitën zyrtare në këtë shtet.
Në takim me të Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe konkretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.
Gjatë qëndrimit në Austri, presidentja Osmani do të takoj edhe zyrtarë të tjerë shtetëror e institucional.