Presidentja Osmani nisë vizitën në Maltë
02 mars 2022
| 11:34
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë pune në Maltë, me ftesë të presidentit të Maltës, George Vella, nën patronatin e të cilit do të mbahet Forumi për Paqe dhe Kulturë.
Përveç takimit me homologun, presidentin Vella, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia, dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.
Në Forumin për Kulturë dhe paqe, presidentja Osmani do të jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe.