Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga disa vende është vetëm çështje kohe

16 shkurt 2023 | 23:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është çështje kohe para se disa vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta zyrtarizojnë vendimin për njohje.

Në një intervistë të saj për mediumin katalonas “El Periodico”, presidentja Osmani ka thënë se pavarësia e Kosovës ëstë fakt i pakthyeshëm.

“Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, ka thënë ajo për mediumin, përkthen Reporteri.

Presidentja Osmani, tutje, ka deklaruar se Kosova nuk e vendos Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet mosnjohëse nga BE.

Ajo ka deklaruar se Serbia i sheh Kosovën, Bosnjes dhe Malin e Zi si shtetet të përkohshme.

“Osmani: Nuk do të vendosja Rusinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me pesë vendet e BE-së. Rusia dhe Serbia nuk e njohin Kosovën sepse kanë ide hegjemoniste dhe imperialiste. Serbia dëshiron të na shohë ne, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe vende të tjera si shtete të përkohshme dhe të kthehet në vitet ’90 përmes pretendimeve të saj territoriale”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi është duke kaluar formë jetësore së fundmi. Si…