Presidentja Osmani: “Open Balkan”, ide e rrezikshme

15 shtator 2021 | 12:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.

Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një organizimi në Gjermani.

Ajo ka thënë se ideja e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është tentim për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe potencon se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Lidhur me “Open Balkan” kritika drejt Kosovës ka drejtuar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se Kosova po merret me teori konspirative në vend se të bashkohet në iniciativa rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Pevçeli shpall të pavlefshme dëftesat e Shkollës së Mesme…