Presidentja Osmani: Partneriteti me SHBA-në nuk është vetëm i domosdoshëm, por ekzistencial

26 korrik 2022 | 23:42

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti janë duke e zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo e ka falënderuar Blinkenin për mikpritjen, teksa shtoi se lidhjet e Kosovës me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente.

“Lidhjet tona me ShBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente. Siç e dini, Putini po tenton ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Për këtë arsye, ne do të punojmë me ju dhe administratën Biden. Ne do të shikojmë përpara në fuqizimin e ligjit dhe iu falënderojmë për mbështetjen tuaj. Faleminderit për mikpritjen tuaj”, u shpreh Osmani.

Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.

Ai, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-të dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët, e kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet tjera, presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”, ka thënë Blinken.

“Nesër do të nënshkruani kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energji, kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje, kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është kënaqësi dhe nder të ju mirëpresim në Departamentin e Shtetit, faleminderit që keni ardhur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berisha e ka përsëritur edhe një herë mbrëmjen e…