Presidentja Osmani përgëzon kadetët e rinj të FSK-së
28 qershor 2024
| 17:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës 2024, të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së.
E para e vendit u ka uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të shquar, përkushtim maksimal dhe angazhim në shërbim të atdheut.
“Përgëzime të gjithë kadetëve të gjeneratës 2024 të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë sonë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.