Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23- vjetorin e Masakrës në Gjakovë, ku në shtëpinë e familjes Vejsa u ekzekutuan e dogjën gra e fëmijë.
“23- vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, ligësinë e tij e manifestoi ndaj 20 grave, fëmijëve dhe një burri të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, të cilët në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa u vranë e më pas u dogjën. Liria jonë mbanë edhe emrat e secilit nga anëtarët e familjeve që pësuan, nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.
Nuk do t`i harrojmë kurrë dhe do të përpiqemi t`i japim kuptim lirisë duke kërkuar drejtësi! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të vrarët në shtëpinë e familjes Vejsa”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.