Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë

02 maj 2022 | 16:13

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka përkujtuar 23 vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë, ku tha se Serbia ka kryer gjenocid mizorë në fëmijë, gra shtatëzëna e të moshuar.

Përmes një njoftimi thuhet se gjenocidi i kryer tregon qartë për një krim monstruoz dhe sipas saj ende askush nuk është vënë para drejtësisë.

“Më 2 maj 1999, forcat e regjimit gjenocidal serb brenda dy orësh pushkatuan 116 civilë, në mesin e të cilëve djem, burra, gra, fëmijë dhe një nënë shtatzënë.

Që nga fëmija 5-vjeçar, nëna shtatzënë e deri te më i moshuari, u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal serb brenda dy orësh. Kjo tregon qartazi për një krim monstruoz të planifikuar dhe për të cilin fatkeqësisht ende askush nuk është vënë para drejtësisë.

Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë. Nderimi për të rënët është obligim i yni, krahas angazhimit që autorët e krimit të vihen para drejtësisë”, ka theksuar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dron ukrainas ka shkatërruar dy anije patrullimi ruse në…