Presidentja Osmani përkujton heroin Enver Zymberi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi në 11- vjetorin e rënies së tij.
Osmani ka thënë se Zymberi është heroi i Kosovës së sotme, i cili është vrarë në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.
“Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor. Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21- policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës!”, citohet të këtë thënë Osmani.