Presidentja Osmani përkujton komandant ‘Drinin’

08 maj 2022 | 14:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar në 23-vjetorin e vrasjes ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ekrem Rexha, i njohur me nofkën “Drini”.

Osmani ka thënë se nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë.

“Komandant ‘Drini’ ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Schalke do jetë pjesë në Bundesligën gjermane sezonin e ardhshëm.…