Presidentja Osmani përkujton masakrën e Pastasellës

31 mars 2022 | 12:28

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Pastasellës së Rahovecit, në 23 vjetorin e saj, kur forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth.

“Në këtë ditë, disa i kujtojnë të vrarët, e të tjerë janë në ankth të zbardhjes së fatit të të zhdukurve me dhunë nga kjo masakër. Kurse 13 të mbijetuarit janë dëshmitarë të ditës së kobshme.

Të gjithë ne, paqen do ta gjejmë kur drejtësia të vihet në vend!  Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët!”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndarjes nga futbollisti Keith Groeneveld, aktorja Adriana Matoshi, njëherazi…