Presidentja Osmani: Polonia do të na dhurojë 100 mijë doza të “Pfizer”

07 shtator 2021 | 11:26

Polonia ka ndarë 100 mijë vaksina kundër Covidit për Kosovën. Ndonëse nuk janë dhënë informacione për kohën kur vendi do të furnizohet me to, presidentja Vjosa Osmani ka bërë me dije se autoritetet polake do t’i dhurojnë 100 mijë vaksina “Pfizer” për vendin.

Më këtë rast, Osmani, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë Kosovës gjatë pandemisë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina ‘Pfizer’ në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet “Twitter”.

Kujtojmë që Kosova është furnizuar dje me 503 mijë e 100 doza të vaksinave kundër Covidit nga ShBA-ja.

Vendi momentalisht ka në dispozicion më shumë se 600 mijë doza të vaksinave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i vitit shkollor pas pushimeve për fëmijët vetëm shtatë…