Presidentja Osmani pret Ballkanin para ndeshjes ndaj Sivassporit
12 tetor 2022
| 14:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar pritje për skuadrën kampione të Kosovës në futboll, FC Ballkani.
E para e vendit ka uruar kampionët e Kosovës për suksesin e arritur në Ligën e Konferencës dhe me këtë rast iu ka uruar suksese edhe në ndeshjen e radhës kundër Sivassporit, e cila zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Sot me ftesën e të parës së vendit ishim në presidencë. Vjosa Osmani na uroi për arritjen e klubit si dhe na dëshiroj suksese në ndeshjen e nesërme dhe rrugëtimin tutje në Evropë”, ka shkruar FC Ballkani.