Presidentja Osmani pret në takim kryediplomatin e Turqisë
06 shtator 2024
| 13:53
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.
Para takimit me të parën e vendit, kryediplomati turk është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla me të cilën kanë mbajtur edhe konferencë për medie.
Fidani do të takohet pas pak edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.