Presidentja Osmani pritet me ceremoni shtetërore nga Kroaci
10 tetor 2023
| 10:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në një ceremoni zyrtare nga homologu i saj kroat, Zoran Milanoviq.
Siç është njoftuar, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, përcjell teve1.info
Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.
Gjithastu, Osmani do të vizitojë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.