Presidentja Osmani pritet nga perandori i Japonisë
23 korrik 2021
| 11:51
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga Perandori Naruhito i Japonisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar që se bashku me liderë të tjerë botërorë kanë falënderuar Japoninë për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe organizimin e lojërave olimpike.
“Ishte nder i veçantë të pritem në Pallatin e Perandorisë nga Perandori Naruhito i Japonisë. Së bashku me liderë të tjerë botërorë falënderuam Japoninë për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe organizimin e lojërave olimpike përkundër rrethanave të rënduara të pandemisë”, ka shkruar Osmani.