Presidentja Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri

25 shkurt 2025 | 16:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun.

“Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre për të ardhmen. Po ashtu, edhe trajnerja e tyre Abeliana foli për sfidat që kanë në këtë sport dhe ecurinë e të ardhmes së klubit ‘Elita’”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja Osmani më këtë rast ka theksuar se suksesi i Lisës dhe Vilëzës në gjimnastikë, tregon se sportistëve në secilin sport duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe t’i sjellin rezultate të mira Republikës së Kosovës, pasi ata janë promovimi më i mirë i vendit tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është mposhtur sot nga Letonia…