Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

29 prill 2025 | 20:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ish-ministri i

Jashtëm, Bujar Osmani dhe sekretarja për barazi gjinore, Arta Bilalli-Zendeli.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Presidentja Osmani theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë faktor thelbësor për stabilitetin dhe integrimin e këtij shteti.
Siç ka deklaruar edhe më parë, Presidentja Osmani, ritheksoi se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut dhe forcë vendimtare që kanë drejtuar vendin drejt integrimit euroatlantik. Prandaj, çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit sa i përket të drejtave tashmë të fituara e të konfirmuara të shqiptarëve në RMV duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët në RMV, si dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon.

Në këtë kuadër, ajo rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha forcat që punojnë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të të gjithë rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një emigrant ilegal akuzohet se ka vjedhur çantën "Gucci" të…