
Presidentja Osmani publikon fotografi nga Darka e Lamës në kampin “Enver Zymeri”
18 tetor 2023
| 21:21
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se këtë vit Darkën e Lamës e shënuan bashkë me Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë.
Kjo sipas Osmanit, është bërë në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për siç tha ajo, gra e burra në uniformë të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurtë.
“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Derisa ka publikuar fotografi nga kjo ngjarje.