![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/vjosa-osmani.jpg)
Presidentja Osmani: Reciprocitet e barazi
27 gusht 2022
| 19:01
Pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani përmes një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.
Postimi i plotë:
Reciprocitet e barazi.
Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet.
Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës ?? dhe Bashkimit Evropian ?? për rolin e tyre mbështetës.
Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.