Presidentja Osmani: Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë si shoqëri e shtet

09 dhjetor 2024 | 20:42

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, organizim ky i Presidencës së Kosovës.

Osmani ka publikuar fotografi me disa prej pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka thënë se sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet.

“Gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës që duam ta shohim gjithnjë e ta zhvillojmë në vazhdimësi. Kosova është kampione e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe përtej. Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet.”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një postimi në Facebook, Nënkryetarja e Partisë Demokratike të…