Presidentja Osmani: Secili shtet që beson në vlera demokratike është pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
12 maj 2022
| 17:31
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një statusi në rrjetin e saj social në Facebook, ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kosova, sipas presidentes Osmani, është mëshirimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, prandaj secili shtet që vërtet beson dhe punon për këto vlera, do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit. Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Osmani.