Presidentja Osmani shkon në Deçan (Foto)
13 korrik 2021
| 15:52
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sapo ka arritur në Deçan, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) për të parë nga afër gjendjen e një numri të madh të qytetarëve të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes.
Përpos Osmani, sot gjatë ditës nga niveli qendror, Deçanin e ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.