Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës, Frank G. Wisner

24 shkurt 2025 | 18:56

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe mikut të Kosovës, Frank G. Wisner.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, diplomat i shquar dhe mik i çmuar i Kosovës.Karriera e tij e gjatë dhe e ndritur në shërbim të diplomacisë amerikane, përfshirë rolin e tij si emisar në bisedimet për statusin e Kosovës, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.Wisner ishte një njeri i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, duke vepruar me mençuri e integritet në momentet vendimtare të diplomacisë ndërkombëtare”  thuhet në telegramin e presidentes.

“Kontributi i tij në çështjet globale, si dhe angazhimi i tij për Kosovën, do të kujtohen me mirënjohje dhe respekt të përjetshëm. Presidentja Osmani kishte nderin të punojë për së afërmi me Ambasadorin Wisner për vite të tëra dhe për herë të fundit bisedoi në telefon me të para pak muajsh për t’i uruar sukses në betejat shëndetësore me të cilat po përballej. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. I përhershëm qoftë kujtimi për diplomatin dhe mikun e Kosovës, Frank G. Wisner!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt…