Presidentja Osmani shtron Iftar, të ftuar Myftiu Naim Tërnava, Kryeministri Kurti dhe Kryeparlamentari Konjufca

11 maj 2021 | 23:18

Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani, ka shtruar mbrëmjen e sotme iftar për udhëheqësit kryesorë të vendit dhe ato të Bashkësisë Islame.

Lajmin e ka ndarë në Facebook Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19. Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!” shkruan Kurti në Facebook.

Në iftarin e shruar nga Osmani kanë marrë pjesë Kryeministri Kurti, Kryeparlamentari Konjufca dhe udhëheqësit e BIK.

Postimi i plotë:

Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj, kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e…