
Presidentja Osmani sot bën homazhe në Reçak
15 janar 2024
| 08:24
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 25-vjetorit të masakrës së Reçakut, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Këto homazhe Osmani do t’i bëjë me fillim nga ora 08:30.
Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut.
Në masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999, u vranë 45 shqiptarë.
Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.
Serbia refuzon ta ketë kryer këtë masakër.