Presidentja Osmani: Sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sportistët e Kosovës po kthehen triumfues nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Xhudistet Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka fituan medaljet e arta, kurse Akil Gjakova dhe Flaka Loxha po nga sporti i xhudos fituan medaljet e bronzta. Ndërkohe medaljen e bronztë e fitoi edhe boksieri Shpëtim Bajoku.
“Me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë. Këta janë sportistët tanë fantastik, kjo është Kosova, ky është imazhi ynë në botë. Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë tanë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë. Faleminderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë!”, ka shkruar Osmani në profilin e vet në “Facebook”.