Presidentja Osmani takohet me Abazoviqin, dakordohen për bashkëpunim në sfera të ndryshme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pasi takimit me presidentin malazez, Milo Gjukanoviqin është takuar edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Temë diskutimi ka qenë përmirësimi i bashkëpunimit, me fokus te zhvillimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore që mund të lidhin dy vendet.
Pas takimit me Osmanin, Abazoviq përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se Mali i zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon.
“Mali i Zi po nxit bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon. Vazhdojmë të udhëheqim politikën e fqinjësisë së mirë dhe të mbajmë fokusin në zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore që do të na lidhin edhe më mirë.
Sot me shumë kënaqësi pritëm Vjosa Osmanin, Presidente e Kosovës, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë”, ka shkruar Abazoviq.