Presidentja Osmani takohet me ambasadorin amerikan, Hovenier: Flasin për situatën e sigurisë në vend
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e presidencës, ku thotë se Osmani dhe Hovenier kanë ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.
Gjatë këtij takimi, është diskutuar edhe për vazhdimin e e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare.