
Presidentja Osmani takohet me ambasadorin francez Olivier Guérot, flasin për avancimin e bashkëpunimit
27 shkurt 2025
| 21:43
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ishin të ftuar në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot.
Në njoftimin e Presidencës u bë e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.
Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.
Një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.