Presidentja Osmani takohet me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë
18 mars 2022
| 15:47
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.
Ky delegacion përbëhet nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në Kosovë bashkë me të janë edhe Curtis Reid, drejtor i lartë për çështje multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).
Delegacioni është shoqëruar edhe nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe këshilltarja për ekonomi politike në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Amy Carnie.