Presidentja Osmani takohet me emisarin amerikan, Gabriel Escobar

12 dhjetor 2022 | 15:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të ShBA-së, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobarin do ta presë në takim edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi Kurti-Escobar zhvillohet në ndërtesën e qeverisë në ora 16:30.

Vizita e Escobarit vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës , zonë e banuar me shumicë serbe është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime  janë ndërmarrë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar i ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hapur solemnisht ngjarja “Javët e Biznesit Kosovar 2022”, me…