Presidentja Osmani takohet me Joe Bidenin në funeralin e Mbretëreshës
19 shtator 2022
| 17:26
Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.
Pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. ????”, ka shkruar presidentja Osmani në “Facebook”.