Presidentja Osmani takoi presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis

07 tetor 2022 | 21:58

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar presidentin e Konfederatës zvicerane, Ignazio Cassis.

Në takim me presidentin Cassis, Presidentja Osmani ka diskutuar zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Poashtu, Presidentja Osmani ka folur edhe për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i fundit i Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës, Andreas…