Presidentja Osmani takon guvernatorin e Teksasit, flasin për thellim bashkëpunimi

08 maj 2024 | 13:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në ShBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott.

Me të, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, dhe fushave të tjera me interes të përbashkët të të dyja vendeve.

“Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët. Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv. E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…