Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë
24 shtator 2023
| 17:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.
Tutje Osmani ka shkruar se Kosova është e përjetshme, duke falënderuar policët e Kosovës, të cilët po përballen me një grup të organizuar kriminal, në veri të vendit.
Postimi i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!