Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 15 prill

01 prill 2025 | 16:53

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Vendimi i Osmanit ka ardhur pas certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve i kërkon Qeverisë së Kosovës të…