Presidentja Osmani udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes
09 nëntor 2022
| 16:21
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Sipas njoftimit në faqen e këtij forumi bëhet e ditur se tema kryesore e cila pritet të diskutohet nga pjesëmarrësit në këtë edicion është kapërcimi i krizave.
Presidentja Osmani do të jetë paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.
Bashkë me Osmanin penalistë do të jenë edhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS), Paskal Bonifaci dhe Këshilltari i Lartë, Qendra për Dialog Humanitar, Jean-Marie Guéhenno.