Presidentja Osmani udhëton për në Kanada

19 nëntor 2021 | 14:03

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kanada.

Përmes një komunikate për medie është bërë me dije se e para e vendit do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Hakifax.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, është thënë në komunikatën për medie të Presidencës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naser Beka nga Prishtina, shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën…