
Presidentja Osmani udhëton për në Turqi, merr pjesë në forumin diplomatik të Antalisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi ku do të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë.
Presidenca ka njoftuar se Osmani në këtë forum do të marrë pjesë me ftesë të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas njoftimi, gjatë punimeve të forumi presidentja do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës.
“Gjatë punimeve të forumit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Forumi Diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, është thënë në njoftimin e Presidencës.