Presidentja Osmani uron Begajn: Do të intensifikojmë bashkëpunimin vëllazëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Bajram Begaj, për marrjen e detyrës së presidentit të Shqipërisë.
Osmani në inaugurimin e Presidentit Begaj ia ka përcjellë urimet e sinqerta në emër të qytetarëve të Kosovës.
“Sot në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Urimi i plotë i Osmanit:
Sot në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme.
Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike.