Presidentja Osmani uron fituesit e zgjedhjeve lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ajo ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë.
Presidentja falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar po ashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.
Presidentja Osmani ka falënderuar institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar.