Presidentja Osmani uron Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Ulqinit

22 qershor 2024 | 10:53

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Ulqinit.

Osmani ka thënë se Ulqini është shtëpi e dytë për kosovarët.

“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.

Kuvendi i Komunës së Ulqinit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur në fund të muajit majit të këtij viti, kishte shkarkuar nga pozita e kryetarit z. Omer Bajraktari nga LQ URA, dhe me 20 këshilltarë të kuvendit kishte zgjedhur për kryetar të Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu nga radhët e Forcës së Re Demokratike.

Tani shumicën e re parlamentare në Ulqin e përbëjnë Partisë Demokratike (PD), Forca, Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake.

Nga ana tjetër në  opozitë, përveç Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Demokratëve, të cilët nuk ishin pjesë e qeverisë as në dy vitet e mëparshme, do të jenë kolegët e tyre nga Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare.

Biografi e shkurtë e Genci Nimanbegut, kryetarit të ri të Komunës së Ulqinit

Genci Nimanbegu lindi më 6 shtator 1971 në Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ulqin, ndërsa arsimin e lartë e filloi në Fakultetin Ekonomik në Dubrovnik, por për shkak të luftës në ish-Jugosllavi, e vazhdoi në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë, ku dhe diplomoi.

Nimanbegur me një grup intelektualësh shqiptarë nga Ulqini, në vitin 2005, mori pjesë në krijimin e partisë shqiptare Forca e Re Demokratike (Forca) dhe u zgjodh nënkryetar i saj. Më 30 tetot 2021, zgjidhet kryetar i partisë Forca. Nimanbegu është deputet në Kuvendin e Malit të Zi që nga viti 2009. Në vitet 2016–2020, ishte nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ai u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi në vitin 2013, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të Kampionatit…