Presidentja Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës

02 qershor 2023 | 16:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj italian Sergio Mattarella për Ditën e Republikës, e cila festohet çdo vit më 2 qershor, me festën kryesore që zhvillohet në Romë.

“Buona Festa della Repubblica për Presidentin Mattarella dhe miqtë e aleatët tanë në Itali”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Twitter”.

“Jemi krenarë për lidhjen e fortë midis dy vendeve tona, të rrënjosura në vlerat e përbashkëta evropiane. Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndër vite”, ka shtuar ajo, ku postoi edhe një foto që shihet e buzëqeshur duke shtrënguar duart me presidentin italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Rumanisë i ka këshilluar tifozët e…