Presidentja Osmani uron Krishtlindjen ortodokse
07 janar 2025
| 10:44
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Krishtlindjen ortodokse.
Nëpërmjet një mesazhi, e para e vendit thotë se kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri.
“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre. Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri. Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, ka thënë Osmani.