Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin
16 qershor 2024
| 07:49
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Osmani ka thënë se kjo festë bashkon njerëzit dhe se në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për të shpërfaqur traditën dhe shpirtin solidar.
“Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë”, ka uruar presidentja.
Ajo ka uruar që besimtarët myslimanë të kenë shtëpinë me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.